Ballina Ekonomi

Këmbimi valutor/ Sezoni veror forcon pozitat e lekut

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Fillimi i kësaj jave që përkon edhe me pikun e sezonit veror turistik, ka sjellë në tregun e këmbimit valutor vendas, forcimin e pozitave të lekut kundrejt monedhave të huaja.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 124,06 lekë ose 0,04 lekë më pak se në fundjavë.
Ndërsa dollari amerikan u zhvlerësua me 0,29 lekë dhe këmbehet me 109,65 lekë.
Franga zvicerane dhe paundi britanik u zhvlerësuan përkatësisht me 0,54 lekë dhe 0,36 lekë dhe këmbehen në kuotat e 138,09 lekë dhe 116,09 lekë.
Gjallërimi i turizmit, që shoqërohet me prurje të valutës në treg, pritet të forcojë më tej pozitat e lekut dhe të dobësojë monedhat e huaja, për shkak të efekteve sezonale. /j.p/r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 109.65 -0.29
Euro EUR 124.06 -0.04
Poundi Britanik GBP 138.09 -0.54
Franga Zvicerane CHF 116.41 -0.36
Jeni Japonez (100) JPY 102.44 -0.53
Dollari Australian AUD 76.37 -0.08
Dollari Kanadez CAD 80.83 0.00
Korona Suedeze SEK 11.95 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 11.62 +0.03
Korona Daneze DKK 16.66 -0.01
SDR SDR 151.81 -0.51
Ari(OZ 1) XAU 198315.96 -220.45
Argjend(OZ 1) XAG 2093.33 +32.68
Juani Kinez (onshore) CNY 15.66 -0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 15.66 -0.04
Lira Turke TRY 15.97 -0.05
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProjekti plotëson të gjitha standardet/ Hapet tenderi për ndërtimin e spitalit të Laçit, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit
Artikulli tjetërFLORIDA – 15 000 raste të reja me COVID-19, rekord për një shtet amerikan