Ballina Bota

IRAN – Khamenei: Të shpëtojmë vendin nga ringjallja e epidemisë

TEHERAN, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Udhëzuesi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei i bëri thirrje sot të gjithë vendit që të respektojë rregullat shëndetësore në lidhje me koronavirusin e ri, me qëllim frenimin e përhapjes së sëmundjes.

“Të gjithë të luajnë rolin e tyre në mënyrën më të mirë për të thyer zinxhirin e transmetimit në një afat të shkurtër dhe për të shpëtuar vendin”, tha ai gjatë një videokonference me deputetët.

Ai e quajti këtë ringjallje të epidemisë së COVID-19 në Iran si një situatë me të vërtetë tragjike./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFier, rreth 80% e prodhimit të shalqirit eksportohet në vendet e BE-së 
Artikulli tjetërCOVID-19/ Manastirliu ndan apelin e mjekes Anila Godo: Maska na kushton fare pak dhe na mbron shumë