COVID-19/ Manastirliu ndan apelin e mjekes Anila Godo: Maska na kushton fare pak dhe na mbron shumë

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot mesazhin ndërgjegjësues të mjekes së njohur Anila Godo, lidhur me mbajtjen e maskës në situatën e pandemisë së COVID-19.

Duke ndarë këtë mesazh, Manastirliu tha se “vendosja e maskës është ndër mënyrat më efikase për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm”.

“Ndër paqartësitë e shumta terapeutike e profilaktike, mbajtja e maskave duket më e sigurt dhe e provuar. Na kushton fare pak dhe na mbron shumë! Ju lutem le ta bëjmë një zakon të ditës mbajtjen e maskës”, u shpreh prof. Anila Godo./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.