Ballina Bota

FRANCË – Samit virtual Serbi-Kosovë për rifillimin e dialogut

PARIS, 10 korrik /ATSH-AFP/ – Serbia dhe Kosova do të rifillojnë sot dialogun e ndërprerë prej 18 muajsh, me një samit në videokonferencë i inkurajuar nga Bashkimi Europian dhe çifti franko-gjerman, në përpjekje për zgjidhjen e një prej konflikteve më të mprehta në Europë.

Që prej shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, Kosova është pranuar nga 100 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara de 22 nga 27 shtete të Bashkimit Europian.

Një pengesë e madhe vazhdon ende. Beogradi vazhdon të refuzojë të njohë pavarësinë e Kosovës pas luftës së përgjakshme në fund të viteve 1990.

Sipas presidencës franceze, samiti i sotëm, me iniciativë të Macron dhe Merkel, ka për objektiv rifillimin e dialogut për të mundësuar për BE-në të lehtësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre. Takimi fillon në orën 08:30 GMT.

Ky takim do të mbledhë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin kosovar Avdullah Hoti.

Emmanuel Macron dhe Angela Merkel, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme, Josep Borell dhe përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcak do të marrin pjesë gjithashtu në këtë samit të nivelit të lartë.

Kjo etapë e parë do të vazhdojë dy ditë më pas me një takim të dy drejtuesve në Bruksel, i pari që prej nëntorit 2018./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Belgjika zgjeron mbajtjen e detyrueshme të maskës
Artikulli tjetërSHBA – Japonia blen 105 avionë luftarakë F-35