Ballina Ekonomi

Tiranë/ OSHEE, remont për mirëmbajtjen e nënstacionit në Ndroq

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se si pasojë e punimeve për mirëmbajtjen e nënstacionit në Ndroq do të stakojë përkohësisht furnizimin me energji elektrike.

Sipas OSHEE-së punimet po kryhen me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji për konsumatorët.

“Për shkak të remontit të parashikuar në një nga fiderat e NST Ndroq, në datën 10 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë, Pezë e Vogël, Pezë Helmas dhe Ura e Beshirit”, njofton OSHEE./k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSistemet e Menaxhimit të Energjisë/ USAID mbështet krijimin e rrjetit të inxhinierëve të kualifikuar
Artikulli tjetërMaliq/ Inspektorët e bujqësisë masa për të luftuar sëmundjen e patates