Ballina Bota

KOPENHAGË – Danimarka lejon udhëtimet nga Suedia Jugore

KOPENHAGË, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Nga e shtuna, Danimarka do të hapë udhëtimet në dhe nga rajoni jugor suedez i Skanes, njoftoi sot Ministria e Jashtme daneze.

“Rajoni i Skane-s, i cili përfshin qytetin e tretë më të madh të Suedisë, Malmo, ka nivele mjaft të ulta të infeksionit për të lejuar udhëtimin”, deklaroi Ministria.

Megjithatë, shumica e Suedisë mbetet ende e ndaluar, pasi infeksionet janë më të larta se niveli i pranuar, më shumë se 20 infektime të reja për 100 000 banorë në javë.

Danimarka i mbylli kufijtë e saj në mes të marsit, si pjesë e masave për të kufizuar përhapjen e virusit, por gradualisht ka lehtësuar kufizimet për shumë vende europiane./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – OKB: Pandemia mund të krijojë 45 milionë të varfër në Amerikën Latine
Artikulli tjetërUniversiteti i Harvardit shkrim për aeroportin e Vlorës: Kontribut në turizëm, transport dhe eksporte