Ballina Bota

SHBA – Biegun: Nuk kemi kërkuar bisedime me Korenë e Veriut

UASHINGTON, 8 korrik /ATSH-ANSA/ – SHBA nuk ka kërkuar bisedime me Korenë e Veriut për eliminimin e armëve bërthamore në gadishullin korean, deklaruan zyrtarë të administratës amerikane.

Nënsekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Stephen Biegun tha se kishte parë disa komente të medias koreano-veriore ku thuhej se Pheniani nuk ishte i gatshëm për bisedime.

”Kjo është pak e çuditshme sepse ne nuk kemi kërkuar bisedime me Korenë e Veriut”, theksoi ai.

Biegun, i cili është përgjegjës për marrëdhëniet me Korenë e Veriut, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të vendit, Kang Kyung-wha dhe të dërguarin për çështjen bërthamore, Lee Do-hoon, në Seul, 7 muaj më parë. /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Zbatoni rregullat antiCOVID”/ Apeli i mjekes: Shprehje e respektit për jetën dhe e mirënjohjes për bluzat e bardha
Artikulli tjetërReferencë kyçe e itinerarit turistik/ Xhamia e Pazarit në Gjirokastër, rilindja e një monumenti të shkëlqyer kulture