Ballina Bota

MAROK – Nis rihapja graduale e xhamive

RABAT, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Xhamitë e Marokut do të nisin të rihapen nga 15 korriku në mënyrë graduale dhe do të qëndrojnë të mbyllura për lutjen e madhe të së premtes, njoftoi sot Ministria e Çeshtjeve Islame.

“U vendos që të rihapen gradualisht xhamitë në të gjithë territorin kombëtar nga 15 korriku, duke marrë parasysh situatën lokale epidemiologjike dhe kushtet e kontrollit shëndetësor”, tha Ministria në një deklaratë.

Besimtarët duhet të vënë maskë, të përdorin qilimin e tyre të lutjes, të mbajnë një distancë prej rreth 1,5 metrash me të tjerët dhe të shmangin tubimet dhe shtrëngimet e duarve”, vazhdohet në deklaratë.

Po sipas deklaratës, respektimi i masave në hyrje të xhamive do të sigurohet nga Komisionet lokale./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFamilja Alstafa gëzon sot një shtëpi të re falë kontributit vullnetar të punonjësve të Shërbimit të Transportit Rrugor
Artikulli tjetër“Krenare për punën e palodhur të stafit të spitalit COVID 1″/ Manastirliu apel qytetarëve: T’i ndihmojmë duke respektuar masat