“Krenare për punën e palodhur të stafit të spitalit COVID 1″/ Manastirliu apel qytetarëve: T’i ndihmojmë duke respektuar masat

TIRANË, 7 korrik/ ATSH- A. Fortuzi/ Ministrja me Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet krenare për punën e realizuar nga stafi mjekësor i spitalit COVID 1, në betejën e përditshme kundër koronavirusit të ri.

Ajo nënvizon se qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të respektojnë masat e thjeshta të cilat ndihmojnë në frenimin e përhapjes së COVID-19.

Ministrja Manastirliu ka publikuar foto nga puna e palodhur e infermier Korabit, i cili që prej ditë së parë të shfaqjes së COVID-19 është në krye të detyrës.

“Spitali Infektiv! Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID-19”, shprehet ministrja.

“Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë! T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID-19. Ruaj distancën nga të tjerët; Vendose maskën; Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive”, thekson Manastirliu. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.