Ballina Bota

COVID-19 – Rritje e ndjeshme e rasteve në Austri

VJENE, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Infeksionet me Covid-19 në Austri vazhdojnë të rriten ndjeshëm.

Për herë të parë që nga 19 maji, ato e kaluan pragun e 1 000 të infektuarve, me një rritje ditore prej 85 personash.

Në fakt ka 1 012 raste aktive, ndërsa në mes të qershorit të infektuarit ishin më pak se 400.

Megjithatë, rritja duket e ngadalësuar, pas tri ditëve me mbi 100 raste të reja.

Në tri thertore në Austrinë e Veriut janë regjistruar 23 shpërthime virusi midis punonjësve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Vjena njoftoi për 25-30 000 teste në javë për sektorët në rrezik./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShtyrja e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik/ Voda: Shmang grumbullimet, ndikon në zbatimin e masave anti-COVID
Artikulli tjetërCOVID-19/ Mesazhi i mjekut në maternitetin “Koço Gliozheni”: Çdo grumbullim është i rrezikshëm