RUSI – India blen 33 avionë luftarakë rusë

MOSKË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – India po përgatitet të blejë 33 avionë luftarakë nga Rusia dhe të azhurnojë 59 avionë të tjerë për një vlerë prej 2,4 miliardë dollarë, njoftoi Ministria indiane e Mbrojtjes.

Dje, Ministria e Mbrojtjes njoftoi blerjen e 21 avionëve Mig-29 nga Rusia dhe azhurnimin e 59 avionëve të tjerë të të njëjtit model.

Qeveria indiane ka aprovuar gjithashtu furnizimin e 12 avionëve rusë Su-30 Mki që do të prodhohen me licencën e “Hindustan Aeronautics Limited.

Këto informacione vijnë në një moment tensioni në kufijtë mes Indisë dhe Kinës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.