Ballina Aktualitet

Rama në Prishtinë, takon kreun e LDK-së Mustafa

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Prishtinë, me
Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Prej ditës së djeshme Kryeministri Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë, ku po zhvillon takime me liderët politikë, pas publikimit të aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në ditën e parë të vizitës në Kosovë, Kryeministri Rama zhvilloi dje takime me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, Kryeministrin, Avdullah Hoti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me kryetarin e partisë “Nisma Socialdemokrate”, Fatmir Limaj dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

/m.m/ /a.g//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBASKETBOLL – Dy lojtarë të NBA pozitiv ndaj COVID-19
Artikulli tjetërKLIMË – Poli i Jugut po ngrohet më shpejt se sa pjesa tjetër e botës