BASKETBOLL – Dy lojtarë të NBA pozitiv ndaj COVID-19

FLORIDA, 30 qershor /ATSH- AA/ – Dy lojtarët e ekipit amerikan të basketbollit Brooklyn Nets, DeAndre Jordan dhe Spencer Dinwiddie janë testuar pozitiv ndaj COVID-19.

“Dy lojtarë të Brooklyn Nets janë testuar pozitiv ndaj koronavirusit, Jordan dhe Spencer Dinwiddie.

”Jordan ka zgjedhur Orlandon, ndërsa Dinwiddie fuqishëm është duke menduar të njëjtën gjë. Nets-at do të gjejnë një zëvendësues për Jordan, sipas burimeve”, bëri të ditur gazetari amerikan i sportit Adrian Wojnarowski në një postim në Twitter.

Jordan, 31 vjeç, po ashtu konfirmoi lajmin në një postim në Twitter.

“Mbrëmë e zbulova dhe konfirmova përsëri se u testova pozitiv ndaj COVID derisa isha përsëri në treg. Si rezultat i kësaj, unë nuk do të jem në Orlando për rinisjen e sezonit”, tha ai.

Dinwiddie, 27 vjeç, sqaroi në një Tweet se “fatkeqësisht, kam qenë një nga rastet që ka simptoma të ndryshme”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.