JERUZALEM – Zbulohet një vulë antike e periudhës persiane

TEL AVIV, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një vulë në Jeruzalem, që ka të ngjarë të datojë nga shekulli VI para Krishtit, njoftoi sot Autoriteti Izraelit i Antikiteteve (IAA).

Arkeologët besojnë se gjetjet datojnë nga periudha persiane në Jeruzalem, pas shkatërrimit të qytetit nga babilonasit.

“Pavarësisht gërmimeve të shumta të kryera në Jeruzalem, deri tani gjetjet e zbuluara nga periudha persiane janë jashtëzakonisht të pakta dhe për këtë arsye na mungon informacioni në lidhje me karakterin dhe pamjen e qytetit gjatë asaj periudhe”, njoftuan studiuesit Yuval Gadot dhe Yiftah Shalev, në një deklaratë të përbashkët.

Sipas një njoftimi nga IAA, vula me madhësi 4,5 centimetra tregon një njeri, në dukje mbret, i ulur në një karrige të madhe./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.