SHBA – “Facebook” synon informacione të dokumentuara në platformat e tij

SAN FRANCISCO, 30 qershor /ATSH-AFP/- Facebook njoftoi sot se tashmë do të shfaqë kryesisht artikuj të vërtetuar, të bazuar në informacionin e dorës së parë dhe të shkruar nga gazetarët.

“Kur të publikohen artikuj të ndryshëm për të njëjtin lajm, algoritmi do të identifikojë atë që citohet më shpesh si burim informacioni dhe do ta bëjë atë të shfaqet në krye”, deklaroi gjiganti i rrjeteve sociale.

Në këtë mënyrë, Facebook synon të sulmojë përhapjen e artikujve dhe videove që nuk kanë për qëllim të informojnë, por të mashtrojnë ose pengojnë përdoruesit, për qëllime politike ose financiare./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.