FRANCË – Evolucioni i pandemisë shenjon sërish bursat europiane

PARIS, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Bursat europiane, me përjashtim të Frankfurtit, e përfunduan sot semestrin me një rënie të lehtë, sërish të shenjuara, sikurse gjatë shumicës së këtyre gjashtë muajve, nga evolucioni i pandemisë.

Pas rritjeve të një ditë më parë, vetëm DAX i Frankfurtit vazhdoi me rritje prej +0,90%.

Tregjet e tjera europiane të aksioneve përfunduan në të kuqe: Parisi me -0,19%, Milano -0,37%, Madridi -0,64%.

Rënia ishte më e dukshme në Londër, me -0,90%.

“Kjo është një seancë vëzhgimi. Investitorët po presin të mbyllet trimestri dhe semestri, para se të nisin diçka të re”, tha Lara Nguyen, eksperte për investimet financiare në “Milleis Bank”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.