AUSTRALI – Plan kombëtar për luftën kundër sulmeve kibernetike

SIDNEJ, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Australia zbuloi sot një plan të gjerë destinuar luftës kundër sulmeve kibernetike, disa ditë pas njoftimit nga qeveria për një sulm të përmasave të mëdha kundër sistemeve informatike të vendit, të realizuara nga një “aktor shtetëror” që mendohet të jetë Kina.

Kryeministri, Scott Morrison dhe qeveria e tij njoftuan se vendi do t’i kushtojë 1,35 miliardë dollarë australianë (825 milion euro) shtesë sigurisë kibernetike për 10 vitet e ardhshme, një rritje prej rreth 10% të buxhetit për këtë periudhë duke e çuar në 15 miliardë dollarë australianë (9,16 miliardë euro) në total.

Shumica e këtyre fondeve të reja do të krijojnë 500 vende pune shtesë në shërbimin e specializuar të inteligjencës “Australian Signals Directorate”.

Më 19 qershor, kryeministri konfirmoi se vendi kishte qenë shënjestra e një sulmi të gjerë kibernetik nga një “aktor shtetëror”, i cili kishte në shënjestër sistemet kompjuterike të qeverisë, administratave dhe kompanive./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.