BARCELONË, 29 qershor /ATSH-DPA/ – Valencia njoftoi sot shkarkimin e trajnerit, Albert Celades, kur kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje në sezon.
Kjo është hera e dytë që klubi shkarkon trajnerë gjatë këtij sezoni.
“Klubi dëshiron të falenderojë publikisht Celades-in për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kohës në detyrë”, njoftoi klubi i Valencias.
Celades është trajneri i tretë që humbet punën, që nga rifllimi i La Ligës, pas Rubi dhe Abelardo, të cilët u pushuan përkatësisht nga klubet “Betis” dhe “Espanyol”.
Menaxheri i përgjithshëm, Salvador Gonzalez, i njohur si Voro, do të marrë detyrën deri në fund të sezonit./ /sara/






















