BRUKSEL – BE sanksionon disa zyrtarë të regjimit në Venezuelë

BRUKSEL, 29 qershor /ATSH-AFP/- Bashkimi Europian sanksionoi sot njëmbëdhjetë zyrtarë venezuelanë të përfshirë në veprime kundër opozitës së qeverisë së Nicolas Maduros, përfshirë, Luis Parra-n, i cili u përpoq të zëvendësojë Juan Guaido-n në maj në kryesimin e Parlamentit.

“Vendimi, i botuar në gazetën zyrtare të BE-së, e çon në 36 numrin e personave të ndëshkuar për minimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut në Venezuelë, një vend në krizë politike dhe ekonomike”, saktëson njoftimi zyrtar për shtyp.

Personat e sanksionuar ndalohen të qëndrojnë në BE dhe pasuritë e tyre brenda saj konfiskohen./ /ervo/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.