Ballina Bota

SHBA – FMN miraton programin e ndihmës për Egjiptin

UASHINGTON, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi sot programin prej 5,2 miliardë dollarë të ndihmës emergjente për Egjiptin për të përballuar ndikimin e pandemisë së koronavirusit, sipas një njoftimi për shtyp nga institucioni.

“Kjo ndihmë emergjente, e shoqëruar nga një program 12-mujor i reformës ekonomike, do të paguhet nën atë që Fondi e quan një marrëveshje gatishmërie”, sqaroi FMN.

Marrëveshja në parim ishte njoftuar më 5 qershor, por duhej të miratohej nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore do ta votojmë në parlament”/ Balla: Listat e hapura nuk janë tabu
Artikulli tjetërXhemali: Nevojitet një sistem më efektiv në fushën e raportimit financiar dhe kontabilitetit në sektorin publik