Ballina Bota

TURQI – Hapen në aeroporte qendrat e testimit për COVID-19

ANKARA, 24 qershor /ATSH-AA/ – Turqia do të hapë qendra testimi për koronavirusin në aeroporte, deklaroi ministri turk i Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy.

Ai tha se synimet e turizmit “Turqia 2023” mbetën siç ishin planifikuar.

“Synimi për 75 milionë turistë dhe i të ardhurave prej 65 miliardësh dollarë për vitin 2023 do të arrihen”, theksoi Ersoy.

Ai shtoi se më shumë se 727 hotele dhe rreth 900 restorante kanë aplikuar për certifikim të turizmit të sigurt, gjë që tregon se janë marrë masa standarde për të parandaluar infeksionet nga COVID-19.

Ersoy theksoi se numri i plazheve publike në dispozicion në provincën turistike jugore të vendit, Antalia do të rritet çdo vit./ /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHEC i Lanabregasit hap tenderin për projektin e ndërtimit të centralit elektrik me erë
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ndërron jetë pacienti 90-vjeçar, vuante nga disa sëmundje