Ballina Bota

SHBA – FMN: Ekonomia globale do të tkurret 4,9%

UASHINGTON, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Ekonomia globale do të pësojë një tkurrje me 4,9% këtë vit ose 1,9 pikë përqindjeje nën parashikimin e fundit, në prill, për shkak të efekteve të koronavirusit, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas FMN-së rikuperimi do të jetë më i ngadaltë nga sa pritej më parë, ku familjet me të ardhura të ulëta mund ta ndjejnë më shumë.

Vitin e ardhshëm, rritja ekonomike mund të arrijë në 5,4%, pasi ekonomia nuk mund ta fitojë plotësisht humbjen që pësoi gjatë pandemisë së COVID-19.

FMN paralajmëroi se ekziston një shkallë më e lartë e pasigurisë se zakonisht, pasi rezultati ekonomik do të varet nga shkalla e infeksionit, izolimet dhe kushtet e tregut financiar.

FMN vuri në dukje se ka pasur humbje të mëdha në konsum dhe tregu i punës është dëmtuar shumë.

Reduktimet globale të orarit të punës në tremujorin e parë të vitit ishin të barabarta me humbjen e rreth 130 milionë vendeve pune me kohë të plotë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA- Uashingtoni planifikon taksa shtesë mbi produktet europiane
Artikulli tjetërVIDEO/ I infektuari me COVID-19 rrëfen sëmundjen e tmerrshme