Ballina Bota

SEUL – Kim Jong Un pezullon veprimet ushtarake kundër Jugut

SEUL, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Lideri koreano-verior, Kim Jong Un pezulloi planet për veprime ushtarake kundër Koresë së Jugut, njoftuan sot mediet koreano-veriore, pas disa ditëve të rritjes së tensioneve në gadishull.

Regjimi koreano-verior ka shtuar këto javët e fundit sulmet verbale kundër Seulit, duke kritikuar në mënyrë të veçantë faktin që disidentët koreano-verior, që ndodhen në jug të dërgojnë trakte propagandistike nëpërmjet balonave të dërguara nga era.

Pasi kishin ndërprerë kanalet zyrtare të komunikimit, Koreja e Veriut shkatërroi javën e kaluar zyrën ndërlidhëse që ishte hapur në shtator të vitit 2018 në veri të zonës së demilitarizuar dhe sombolozonte qetësimin e shfaqur këtë vit në gadishull./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMjeku Kalo: Virusi “gjallon” ende mes nesh, mos nënvlerësoni kujdesin ndaj vetes dhe të tjerëve
Artikulli tjetërBilanci me COVID-19 në Kosovë/ 1,122 raste aktive