Ballina Bota

EGJIPT – Liga Arabe kërkon tërheqjen e forcave të huaja nga Libia

KAJRO, 24 qershor /ATSH-AFP/ – Liga Arabe kërkoi tërheqjen e trupave të huaja dhe hapjen e bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit në këtë vend.

Ishte kërkesë e Egjiptit që Liga Arabe ka zhvilluar një takim me video-konferencë për konfliktin që ka përballur forcat qeveritare të Unionit Kombëtar(GNA), njohur nga OKB-ja me trupat e mareshalit Khalifa Haftar.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e 21 vendeve arabe, përfshirë dhe GNA, që kishte refuzuar fillimisht ftesën e Egjiptit.

Në një komunikatë, Liga Arabe hodhi poshtë çdo ndërhyrje të huaj ilegjitime në Libi dhe kërkoi tërheqjen e çdo force të huaj nga territori i Libisë dhe nga ujërat territoriale.

Situata në Libi ka degraduar këto javët e fundit. Pas disa muajve të një ofensive, që parashikonte marrjen e Tripolit, forcat e Haftarit pësuan pengesa kundër GNA-së, të mbështetur nga dronët dhe këshilltarët ushtarakë turq./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKreditë e buta/ Nis faza e dytë, Bashkia e Tiranës lehtësi në plotësimin e dokumentacionit
Artikulli tjetër“Nuk janë 15 kushte”/ Delegacioni i BE për ATSH: Përfundimet e Këshillit të marsit, tregues i qartë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria