Ballina Flash

ESPN: Ja lista e 10 sporteve më të vështirë

UASHINGTON, 23 qershor /ATSH-MIA/ – Kanali televiziv sportiv amerikan “ESPN” përpiloi një shkallë vështirësie të sporteve, bazuar në kompleksivitetin e tyre.

Dhjetë kriteret sipas të cilave është bërë renditja janë qëndrueshmëria, forca, energjia, shpejtësia, shkathtësia, fleksibiliteti, nervozizmi, koordinimi me duar dhe sy si dhe aftësitë analitike.

Në 5 sportet më të vështira futen boksi, hokeji, futbolli amerikan, basketbolli dhe mundja.

“Identifikuam 10 kategori apo aftësi  që i përkasin atletizmit, ndërsa pastaj kërkuam nga tetë ekspertët tanë të konfirmojnë, në shkallën prej 1 deri në 10, kërkesat për secilin sport për këto 10 aftësi. I mblodhëm dhe mesatarisht  morën përgjigjet, sipas vështirësive”, theksohet në publikim.

Më tej në renditje janë tenisi, gjimnastika, bejsbolli, keçi dhe futbolli./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Pritet një rimëkëmbje graduale e ekonomisë
Artikulli tjetërROMË – ”easyJet” nën kritika të forta për komentet kundër jugut të Italisë