ROMË – ”easyJet” nën kritika të forta për komentet kundër jugut të Italisë

ROMË, 23 qershor /ATSH-DPA/ – Linja ajrore me kosto të ulët ”easyJet” u përball me kritika në Itali, pasi udhëzuesi i udhëtimeve të kompanisë në internet përshkroi rajonin jugor të Kalabrisë me terma fyese.

Në komente thuhej se ”Kalabria kishte pak turistë për shkak të historisë së veprimtarisë mafioze dhe tërmeteve”, si dhe ”mungesë të llojit të qyteteve ikonike si Roma dhe Venecia”.

Megjithatë, aty shkruhej se “nëse kërkoni pak shije të “dolce vita”-s (jetës së ëmbël), pa shumë turistë, atëherë jeni në vendin e duhur”.

Kalabria, që formon majën e çizmes së Italisë, është shtëpia e mafies së frikshme “Ndrangheta” dhe në vitin 1998 u godit nga një tërmet me magnitudë 5,7 ballë Rihter.

Megjithatë, komentet e ”easyJet” shkaktuan reagime të ashpra në rrjetet sociale.

“easyJet’ duhet t’i kërkojë falje Kalabrisë dhe Italisë”, shkroi Peppe Provenzano, ministër për Rajonet Jugore të Italisë./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.