Ballina Ekonomi

Eksportet e peshkut arritën në 1200 tonë në 5-mujorin e parë të vitit

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Sektori i peshkimit ka rezultuar me ecuri pozitive gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, ndonëse në kushtet e tkurrjes së aktivitetit në periudhën Covid-19.

Sipas statistikave zyrtare, eksportet e prodhimeve të detit në 5-mujorin e parë 2020, vetëm për qytetin e Vlorës kapën shifrën 1200 tonë, kundrejt 850 tonëve që shënoi eksporti i peshkimit në këtë rajon në 5-mujorin e parë 2019.

Sipas të dhënave, janë eksportuar në këtë pesëmujor rreth 800 tonë peshk kocë, 270 tonë  peshk levrek dhe pjesa tjetër prodhime të ndryshme deti, si karkaleca, kallamarë, etj.

Gjermania dhe Italia vijojnë të jenë destinacionet kryesore të eksporteve shqiptare të peshkut, ndërkohë që vijon normalisht edhe furnizimi i tregjeve të vendit me peshk e fruta deti. e.xh/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIntegrimi/ Cakaj me Roth e Dimitrov: Shqipëria do të vazhdojë rrugën e reformave
Artikulli tjetërBasha nga Zall-Bastari: Do ulim çmimin e naftës për fermerët