Integrimi/ Cakaj me Roth e Dimitrov: Shqipëria do të vazhdojë rrugën e reformave

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në diskutimin me temë: “Çfarë do të thotë hapja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?”, në një panel, në të cilin bënin pjesë edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth.

Në fokus të diskutimit ishte jo vetëm rëndësia e patjetërsueshme e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por edhe rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Fare thjesht: Shqipëria do të vazhdojë rrugën e reformave të brendshme dhe pa asnjë mëdyshje do të përparojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian!” – theksoi Cakaj.

/k.s//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.