TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Eksportet shqiptare drejt Gjermanisë kanë njohur një rritje të ndjeshme në pesë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në vlerë eksportet drejt Gjermanisë llogariten në janar-maj të këtij viti 6.874 milionë lekë, kur për të njëjtën periudhë të vitit 2019 u eksportuan 5.895 milionë lekë.
Ppeshën peshën kryesore në vlerën e eksporteve drejt Gjermanisë e mbajti grupi i tekstileve dhe këpucëve. Gajtë periudhës janar-maj vlera e ekposrteve të këtij grupi llogaritet 3. 920 milionë lekë.
Ndërsa eksportet e grupit “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” drejt Gjermanisë llogariten 419 milion lekë.
Rritje kanë njohur edhe eksportet e grupeve “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” , si dhe “prodhime druri dhe letre”.
Gjermania, me ekonominë më konkurruese të Europës, renditet partneri i tretë tregtar dukë zënë 7.6% të vëllimit tregtar të 5-mujorin e parë, ndërsa është një ndër investitorët më të mëdhenj në vend./a.gjonaj/j.p/






















