Ballina Bota

MV – Rritje dyshifrore e numrit të viktimave nga COVID-19

SHKUP, 21 qershor /ATSH-MIA/ – Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut humbën jetën 11 persona nga virusi COVID-19, që është numri më i madh dhe për herë të parë një numër dyshifror që prej fillimit të epidemisë para katër muajve.

Raste të reja të konfirmuara janë 185, ndërkohë që më shumë se gjysma (96) janë në Shkup.

Numri i të diagnostikuarve arriti në 5 005.

Në mesin e të infektuarve janë edhe kryetari i bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov dhe nëna e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

Nga 11 të vdekurit, tetë ishin pacientë në spitalin “8 Shtatori” të moshës prej 53 deri 76 vjeç.

Tre persona vdiqën në spitalet në Kumanovë, Tetovë dhe Shtip, në moshat 78, 63 dhe 62 vjeç.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në vend arriti 233./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursi i këmbimit valutor gjatë javës, i qëndrueshëm
Artikulli tjetërKonispol/ Zyra e aplikimit për mjete biometrike identifikimi, lehtësi për mijëra qytetarë