BRUKSEL, 18 qershor /ATSH-ANSA/ – Britania e Madhe po kërkon të negociojë me një status shumë pranë statusit të një anëtari të tregut të vetëm të bashkimit doganor të Schengenit, por pa respektuar asnjë detyrim, ndërkohë që Bashkimi Europian nuk do ta pranojë këtë qëndrim vetëm pse atë e pëlqen ajo, theksoi sot kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier.
“Pas katër raundeve negociatash, strategjia e qeverisë britanike është e qartë për ne, e cila nuk pranoi të diskutojë për çështje të rëndësishme si siguria, mbrojtja, zhvillimi. Unë e kam interpretuar këtë si qëllim për të përqendruar të gjitha negociatat vetëm në çështjen ekonomike, pra në mbrojtjen e interesave të saj ekonomikë”, shtoi Barnier.
“Nëse përparësia jonë mbetet të arrijmë një marrëveshje, ne gjithashtu kemi një përgjegjësi për t’u përgatitur kolektivisht për të gjithë skenarët e mundshëm në fund të vitit, si në rast të një marrëveshjeje, ashtu edhe të një mosmarrëveshjeje”, shtoi Barnier.
“Ne dëshirojmë t’u japim negociatave të gjitha mundësitë”, shpjegoi Barnier.
“Ne nuk do të sakrifikojmë interesin afatgjatë ekonomik dhe politik të konsumatorëve dhe bizneseve të BE-së për përfitimet e Britanisë së Madhe”, theksoi kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier./ /ec/























