Ballina Bota

SPANJË – BE dhe OBSH homazh për viktimat e COVID-19

MADRID, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Spanja do të zhvillojë një homazh kombëtar për viktimat e koronavirusit më 16 korrik, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të BE-së dhe drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, njoftoi sot kryeministri, Pedro Sanchez.

“Ceremonia shtetërore në kujtim të 27 000 bashkatdhetarëve që kanë humbur jetën si dhe personave që kanë qenë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë gjatë këtyre tre muajve do të zhvillohet më 16 korrik”, theksoi kryeministri në Dhomën e deputetëve.

“Kjo ceremoni do të drejtohet nga mbreti i Spanjës, Felipe VI”, shtoi socialisti.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell si dhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, do të jenë të pranishëm”, theksoi Sanchez, pa dhënë detaje për vendin e këtij homazhi.

Qeveria spanjolle dekretoi më 26 maj, 10 ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të pandemisë, zija më e gjatë që prej rivendosjes së demokracisë spanjolle në vitin 1977, pas diktaturës së Francisco Francos./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: 70,3% e eksporteve shqiptare drejt Bashkimit Europian
Artikulli tjetërNis rimbursimi i gjobave për shkelje të afateve të qëndrimit jashtë vendit/ Denaj shpjegon procedurën