Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA zvogëlon praninë e trupave në Irak

UASHINGTON, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të zvogëlojnë praninë e trupave të tyre nga Iraku dhe do të përmirësojnë statusin e forcave të qeverisë së Irakut, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Tërheqja do të bëhet në muajt e ardhshëm.

SHBA thekson se ‘’as kërkon dhe as ka ndërmend të kërkojnë baza të përhershme ose një prani të përhershme në Irak”.

‘’Qeveria e Irakut është e angazhuar të mbrojë personelin e koalicionit ndërkombëtar dhe strukturat irakiane në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe marrëveshje specifike për praninë e tyre bazuar në mënyrën se si do të vendosin të dy vendet”, deklaroi kryeministri Mustafa Al-Kadhimi./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU DELHI – India bëhet vendi i katërt më i goditur nga COVID-19 duke kaluar BM
Artikulli tjetër21-vjetori i çlirimit të Kosovës/ Meta: Përjetë mirënjohës dhe falënderues për NATO-n dhe SHBA-në