NJU DELHI – India bëhet vendi i katërt më i goditur nga COVID-19 duke kaluar BM

NJU DELHI, 12 qershor /ATSH-DPA/ – Numri i rasteve me COVID-19 në Indi ka kaluar atë në Britaninë e Madhe, duke u bërë vendi i katërt me i prekur nga koronavirusi, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas shifrave, në Indi janë regjistruar 295 772 raste.

India, që është në proces të hapjes pas një izolimi të zgjatur, ka shënuar një rritje eksponenciale të infeksioneve gjatë javës së kaluar. Të enjten u regjistrua një rekord prej 9 996 rastesh të reja.

Megjithatë, për një vend me popullsi 1,3 miliardë banorë, India ka pasur një normë relativisht të ulët të viktimave, me 8 498 viktima.

Ekspertët e shëndetit kanë parashikuar se numri i rasteve në Indi do të rritet ndjeshëm gjatë dy muajve të ardhshëm pasi vendi hapi zyrat, bizneset, vendet fetare dhe qendrat tregtare./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.