Ballina Flash

Mjetet e mbrojtjes personale për stafin mjekësor, të garantuara që nga dita e parë e epidemisë

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi sot pavionin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Ministrja vlerësoi punën e stafit të këtij shërbimi me në krye prof. Jera Krujën, ndërsa theksoi se kemi garantuar që nga dita e parë e epidemisë mjetet e mbrojtjes personale të cilat tha ajo, mbeten thelbësore për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm COVID-19.

“Në QSUT çdo ditë, bashkë me stafet mjekësore për t’i falënderuar për punën dhe kujdesin për pacientët dhe për të theksuar rëndësinë e zbatimit të protokolleve të sigurisë, me mjetet e mbrojtjes personale, që i kemi garantuar që nga dita e parë e epidemisë dhe vijohen të sigurohen për çdo punonjës të shëndetësisë, e që mbeten thelbësor në çdo shërbim, për të kufizuar përhapjen e virusit të rrezikshëm Covid-19. Faleminderit prof. Jera Kruja dhe të gjithë stafit të Neurologjisë në QSUT, për punën e palodhur me pacientët, pavarësisht situatës së vështirë të përballjes me epideminë”, deklaroi ministrja.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVË – Miliona fëmijë rrezikojnë të shfrytëzohen për krah pune si pasojë e COVID-19
Artikulli tjetërTesti i Maturës Shtetërore 2020, i mbështetur tërësisht mbi programin e reduktuar