Ballina Bota

LONDËR – Rënie rekord e PBB-së prej 20,4%

LONDËR, 12 qershor /ATSH-AFP/ – Britania e Madhe ka regjistruar një rënie prej 20,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në muajin prill në një muaj, për shkak të kufizimit të vendosur nga pandemia, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS).

“Bëhet fjalë për një rënie rekord, që ndodhi pas rënies prej 5,8% në muajin mars”, theksoi ONS.

Muaji prill është muaji i parë në kufizim të plotë, i cili filloi më 23 mars dhe shkaktoi një ndërprerje brutale të aktivitetit ekonomik.

Masat kufizuese janë hequr tashmë dhe të gjitha bizneset, përveç diskove dhe restoranteve, do të hapen duke nisur nga e hëna./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak29-vjetori i PS, Rama: Gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e shumë punëve për Shqipërinë
Artikulli tjetërKosovë/ 28 raste të reja me COVID-19 dhe tetë të shëruar