Ballina Aktualitet

29-vjetori, PS e vetmja fuqi e ndryshimit/ Mesazhet

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Damian Gjiknuri ka uruar sot 29-vjetorin e Partisë Socialiste.

“Në 29-vjetorin e ditës së lindjes së Partisë Socialiste, një urim i përzemërt për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët”, ka theksuar Gjiknuri.

Ai ka bërë “një falenderim të posaçëm për socialistët e Qarkut të Vlorës që kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë lokomotiva e kësaj force politike”.

“Sot duhet të ndjehemi të gjithë krenar, pasi çdo vit që kalon, provon gjithnjë e më fort se PSSH është e vetmja fuqi ndryshimi që garanton të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, ka shtuar Gjiknuri.

“Koha në të cilën jemi parashikon sfida të reja dhe PS duhet të jetë gati për ti përballuar ato, duke dhënë shëmbullin se mbetet e vetmja forcë që përqafon ndryshimin duke rilindur edhe vetveten”, ka përfunduar Gjiknuri.

/gj.mima/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Kthimi i shërbimeve spitalore në burim infektimi, tregues i keqmenaxhimit të situatës
Artikulli tjetërANKARA – Turqia dhe India të vetmet me rritje ekonomike në G20 gjatë pandemisë