Ballina Bota

FRANCË – EASA çertifikon avionin e parë elektrik

PARIS, 10 qershor /ATSH-AFP/- Agjensia Europiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) njoftoi sot se ka çertifikuar për herë të parë një avion plotësisht elektrik, i projektuar nga kompania sllovene “Pipistrel Aircraft”.

“Ky është avioni i parë elektrik që EASA ka çertifikuar, por sigurisht që nuk do të jetë i fundit”, tha Patrick Ky, drejtori ekzekutiv i EASA-s, në njoftimin e tij për shtyp.

“Pajisja e prodhuar nga kompania sllovene, “Velis Electro”, është një avion me dy vende, i destinuar kryesisht për stërvitje pilotësh”, tha EASA.

Sipas EASA-s, ky çertifikim është hapi i parë drejt përdorimit tregtar të avionëve elektrikë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPompeo: Mirëpres marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, forcon të ardhmen europiane të vendit
Artikulli tjetërReforma Zgjedhore/ Duhet të kemi konsensusin edhe të opozitës parlamentare të votojë një marrëveshje që PS nuk e donte