Pompeo: Mirëpres marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, forcon të ardhmen europiane të vendit

TIRANË, 10 qershor/ ATSH/ Sekretari amerikan i Shtetit, Michael Pompeo përshëndeti gjatë një deklarate për shtyp marrëveshjen e arritur në Shqipëri mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Sipas kreut të diplomacisë amerikane, Pompeo, kjo marrëveshje do të forcojë demokracinë në Shqipëri dhe të ardhmen europiane të vendit.

“Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndërpartiake të Shqipërisë për Reformën Zgjedhore, e cila do të konsolidojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të zyrtarizojnë këtë marrëveshje politike”, tha Pompeo. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.