BM – Princi Philip feston ditëlindjen e 99-të

LONDËR, 10 qershor /ATSH-DPA/ – Princi Philip, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II prej 72 vitesh, shënoi sot ditëlindjen e 99-të.

Philip, titulli zyrtar i të cilit është Duka i Edinburgut, pritet të festojë në mënyrë private, pa asnjë ngjarje publike.

Në muajin prill, mbretëresha dhe Philip u larguan nga Londra për në kështjellën Windsor, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ai është bashkëshorti më i vjetër në historinë britanike, i përshkruar nga mbretëresha 94- vjeçare, si forca dhe udhëzuesi i saj i vazhdueshëm.

Djali i tij i madh, princi Charles, trashëgimtari i fronit, i uroi një ditëlindje të lumtur përmes një postimi në Twitter, ashtu si edhe nipi i Philip, princi William dhe bashkëshortja e tij Kate, Dukesha e Kembrixhit./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.