TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, njëkohësisht kryetare e komisionit për Politikën e Jashtme, përgëzoi sot të gjithë përfaqësuesit e forcave politike në Luginën e Preshevës, që dolën me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme të 21 qershorit.
“Si “Ambasadore e Preshevës” në mënyrë të veçantë dua të falënderoj të gjithë ata që e bënë të mundur këtë gjë dhe të ftoj njëkohësisht qytetarët shqiptarë atje, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e ardhshme”, tha Kodheli.
Partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës vendosën që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore./m.m/j.p/r.e/























