Ballina Bota

GJENEVË – OKB paralajmëron për krizë ushqimore në Korenë e Veriut

GJENEVË, 9 qershor /ATSH-DPA/ – Një numër në rritje i koreano-veriorëve po vuajnë nga mungesa e ushqimit për shkak të mbylljes së kufirit me Kinën si pasojë e pandemisë dhe  sanksioneve të OKB-së, deklaroi eksperti i OKB-së për të drejtat e njeriut i ngarkuar me monitorimin e vendit.

“Familjet po hanë vetëm dy vakte në ditë, ndërsa të tjerë hanë vetëm misër dhe disa po vdesin nga uria”, theksoi raportuesi i OKB-së për Korenë e Veriut, Tomas Ojea Quintana.

“Gjithashtu është regjistruar rritje e numrit të të pastrehëve, përfshirë fëmijët”, shtoi ai.

“Perspektivat e një thellimi të mëtejshëm të mungesës së ushqimit dhe pasigurisë së përhapur të ushqimit janë alarmante”, deklaroi Ojea, duke i kërkuar Phenianit të ndajë fonde shtetërore për ushqimin dhe të lejojë shpërndarjen e ndihmave humanitare./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAprovohen 462 aplikime për Garancinë Sovrane 1/ Denaj: Politika grantesh, punësimi dhe arsimimi profesional për rigjenerim të biznesit
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Dy punëtorë turq shkarkohen nga puna pasi ngatërruan bustin e… Ertugrulit!