Ballina Bota

STOKHOLM – E përfshirë edhe Shqipëria/ BE siguron pushuesit për pastërtinë e ujërave të plazheve

STOKHOLM, 8 qershor /ATSH-DPA/ – Ndërsa turistët nëpër Europë pyesin nëse është e sigurt të kthehen në vendet e preferuara të sezonit të verës, mbikëqyrësi mjedisor i Bashkimit Europian, renditi ujërat më të pastra të bllokut.

“Ujërat më të pastra të Europës gjenden në Qipro, Austri, Maltë, Greqi dhe Kroaci”, njoftoi Komisioni Europian dhe Agjencia Europiane e Mjedisit, me bazë në Kopenhagë (EEA).

Sipas raportit, këto vende morën vlerësime të shkëlqyera për të paktën 95% të ujërave në territorin e tyre.

Në Qipro, 99,1% e të gjitha plazheve u vlerësuan me nivelin më të lartë të cilësisë.

“Vizitorët e shqetësuar për koronavirusin gjatë larjes në det duhet të ndjekin këshillat e autoriteteve kombëtare ose lokale”, njoftoi agjencia.

Kjo agjenci testoi cilësinë e ujit në rreth 22 300 plazhe, lumenj dhe liqene në të 28 vendet anëtare të BE-së, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe vendet joanëtare të BE-së, Zvicrën dhe Shqipërinë./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Karantinë e detyrueshme për këdo që hyn në ishull
Artikulli tjetërITALI – Di Maio: Presidenca gjermane e BE-së garanci për Italinë