LONDËR, 8 qershor /ATSH-ANSA/ – Nga sot, sipas burimeve zyrtare, hyjnë në fuqi rregulla të reja të detyrueshme të karantinës 14-ditore për personat që do të hyjnë në vend.
Në thelb është një periudhë vetizolimi për ata që mbërrijnë me aeroplanë, anije ose trena.
Qytetarët, përfshirë ata britanikë, duhet të japin një adresë nga e cila synon të kalojë periudhën e izolimit dhe në rast shkeljeje do të ketë gjoba që shkojnë deri në 1 000 paund.
Ministrja e Brendshme britanikE, Priti Patel shpjegoi se masa ka për qëllim të “parandalojë një valë të dytë” të koronavirusit’’.
Sidoqoftë, nuk kanë munguar kritikat për rregullat e reja, nga disa sektorë, në veçanti ata industrialë, por edhe nga një numër i caktuar i deputetëve konservatorë.
”Të dhënat shkencore janë të qarta, nëse ne kufizojmë rrezikun e rasteve të reja të ardhura nga jashtë mundemi të parandalojmë një valë të dytë shkatërruese’’, shtoi ajo./ /os/ a.jor.






















