TEHERAN, 8 qershor /ATSH-AFP/ – Shkencëtari iranian, Majid Taheri u rikthye sot në Republikën Islamike pas lirimit të tij në SHBA, në kuadër të shkëmbimit të të burgosurve.
Taheri u prit në aeroportin ndërkombëtar “Imam Khomeini” të Teheranit nga zëvendësministri i Jashtëm, Hossein Jaberi Ansari.
Shkencëtari që ishte ndaluar që prej 16 muajsh, u lirua ndërkohë që Teherani liroi Michael White, një ish-ushtarak i marinës amerikane.
“Shpresoj të shikoj edhe lirimin e iranianëve të tjerë të burgosur jashtë vendit në një ardhme të afërt”, deklaroi Ansari duke shtuar se ministria e tij do të bënte më të mirën për ta arritur këtë.
Taheri është shkencëtari i dytë i kthyer nga SHBA-ja në Iran, pas rikthimit të Cyrous Asgari, të mërkurën./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.













