OHAJO, 6 qershor /ATSH-ANSA/ – Cigaret elektronike mund të favorizojnë shfaqjen e paradontozës edhe në mungesë të faktorëve të tjerë të rrezikut për këtë sëmundje të rrezikshme dhe të përhapur që prek miliona njerëz në format e saj më të rënda të cilat nëse nuk trajtohen, mund të çojnë në humbjen e dhëmbëve, përveç që lidhen me sëmundje serioze sistemike si diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Studimi i botuar në revistën ”Science Advances” dhe i kryer nga Purnima Kumar nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, tregon se individë të rinj, të shëndetshëm, me peshë normale pa faktorë rreziku për paradontozës, por duhanpirës të cigareve elektronike, kanë një përbërje mikrobiotike në gojë plotësisht të pa dallueshme nga ajo tipike e një pacienti me paradontozë.
Studimi përfshinte 123 individë të shëndetshëm dhe pa paradontozë, përfshirë 25 duhanpirës, 25 jo duhanpirës dhe 20 duhanpirës cigaresh elektronike, 25 ish-duhanpirës që aktualisht përdorin cigare elektronike dhe 28 duhanpirës që përdorin edhe cigare elektronike.
Ekspertët analizuan mostrat e pllakave të nxjerra nga goja e vullnetarëve dhe panë që mishrat e atyre që pinin cigare elektronike, madje vetëm në disa muaj, paraqisnin një reagim anormal imune-inflamatore dhe ndryshime të rëndësishme në përbërjen e florës bakteriale orale, në favor e baktereve periodontale-patogjene, tipike të paradontozës së rëndë. /os/























