Ballina Bota

SHBA – Shkalla e papunësisë ra në 13,3 % në maj

UASHINGTON, 5 qershor /ATSH-DPA  – Shkalla e papunësisë në SHBA në muajin maj pësoi rënie në 13,3%, pasi tregu i punës shtoi vende pune, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës (BLS).

“Muajin e kaluar u regjistrua një shkallë papunësie prej 14,7%. Numri i të papunëve ra me 2,1 milionë nga muaji i kaluar, në 21 milionë”, informoi BLS.

Një pjesë e madhe e fitimeve të punës u regjistrua te personat që u rikthyen në punë.

Sipas BLS, punësimi u rrit në fusha si ndërtim, arsim, shërbime shëndetësore dhe tregtinë me pakicë./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDenaj mbledh Këshillin e Investimeve/ Propozimet e biznesit, pjesë e planit të rimëkëmbjes ekonomike
Artikulli tjetërPlani i rimëkëmbjes/ Këshilli i Investimeve rekomandon paketë konkrete për tërheqjen e investimeve të huaja