Ballina Flash

Përfundon procesi i licencimeve për kompeticionet e UEFA-s

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ -Procesi i licencimeve për klubet kandidate për pjesëmarrje në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2020-2021 ka përfunduar ditën e sotme.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se, Komisioni i Licencimit të Klubeve, pasi ka shqyrtuar në detaje të gjithë dosjet e skuadrave të meshkujve dhe femrave, ka marrë vendimet përfundimtare të cilat i janë komunikuar klubeve kandidate.

Klubeve i është kërkuar të mos bëjnë publik vendimin e marrë nga Komisioni në mënyrë që vendimi të mos ndikojë në garë. Pas përfundimit të kompeticioneve, Federata Shqiptare e Futbollit do të informojë grupet e interesit dhe opinionin publik mbi skuadrat që janë licencuar dhe ato klube që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit e i është refuzuar aplikimi.

Risia e këtij viti në procesin e licencimit është se janë përfshirë dhe skuadrat e Vllaznisë dhe Apolonisë nga futbolli i femrave. Shqipëria do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Women’s Champions League dhe UEFA Youth League me 6 skuadra.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Mbahej peng në male nga babai që prej 2018-ës, Lleshaj: Sot përfundoi kalvari i rëndë i një fëmije
Artikulli tjetër“Toka e premtuar”/ Në pranga edhe 2 persona për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit