FRANCË – Pandemia e Covid-19 nën kontroll

PARIS, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Pandemia e Covid-19 është nën kontroll në Francë, sipas profesorit Jean-Francois Delfraissy, president i Komitetit Shkencor të Parisit, i fokusuar në luftën kundër koronavirusit.

“Virusi vazhdon të qarkullojë, në veçanti, në disa rajone (…), por qarkullon me shpejtësi të ulët”, theksoi Delfraissy për radion ”Inter France”.

”Aty ku kemi pasur afro dhjetëra mijëra raste, rreth 80 000 raste të reja, në fillim të marsit, para mbylljes, sot besojmë se kemi rreth 1 000 prej tyre”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.