Ballina Bota

TOKIO – Japonia planifikon thjeshtimin e formatit të Lojërave Olimpike

TOKIO, 4 qershor /ATSH-AA/ – Japonia po planifikon thjeshtimin e formatit të Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm, për të zvogëluar rrezikun e një shpërthimi të koronavirusit të ri.

Guvernatorja e kryeqytetit dhe qytetit pritës, Tokios, Yuriko Koike tha se do të zhvillohen diskutime për të përcaktuar ndryshimet e mundshme, raportoi Kyodo News.

“Shpresojmë të punojmë së bashku me qeverinë dhe komitetin organizativ të Tokios për të parë se çfarë mund të racionalizohet dhe thjeshtohet. Kjo do të jetë e nevojshme për të fituar mirëkuptimin e publikut”, theksoi ajo.

Sipas burimeve, ndryshimet mund të përfshijnë reduktimin e numrit të spektatorëve dhe ceremonive të hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike.

Masa të tjera mund të përfshijnë shërbime të veçanta mjekësore./ /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANADA – Trudeau: COVID-19 po ngadalësohet, por ende nuk jemi jashtë rreziku
Artikulli tjetërBRITANI E MADHE – Shapps: Përdorimi i maskave i detyrueshëm në transportin publik anglez